Milaim Zeka me deklaratë të papritur për Frashër Krasniqin! - Bota Sot
Milaim Zeka me deklaratë të papritur për Frashër Krasniqin!

Aktuale

E enjte, 22 shkurt 2018

Milaim Zeka me deklaratë të papritur për Frashër Krasniqin!

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:52
Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi

Deputeti i Nisma-s, Milaim Zeka sot në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet Seanca për dënimin e disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar dënimin që ju dha aktivistëve të kësaj partie.

Zeka në veçanti ka folur për Frashër Krasniqin me të cilin ka pasur edhe një konflikt fizik.

Tutje ai ka thënë se i vie keq që Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burg.

Ai ka përmendur rastin se si edhe ai në vitin 81 ishte dënuar e se si ishte djali i vetëm në shtëpi, njëjtë sikurse Frashër Krasniqi.

“Nuk më ka ardhë aspak mirë qoftë edhe për Frashër Krasniqin më të cilin unë e kam pasur një konflikt fizik, më ka ardhur tepër rënd në momentin kur e marrë vesh lajmin që është dënuar me 8 vjet burg, mos për asgjë tjetër unë kamë qenë i dënuar në 81-shin, jam djali i vetëm dhe kamë menduar për atë se çka mendon nëna e Frashërit në momentin kur e merr vesh lajmin që djali yt është dënuar me 8 vjet e madje edhe për deputetët të tjerë edhe pse nuk më takon të them se janë dënuar ose jo me fakte”, ka deklaruar Zeka.

Ndryshe, Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me debatin parlamentar lidhur me dënimin e disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku drejtuesit e këtij subjekti politik, thanë se të gjitha arrestimet nga 2015, janë bërë në shenjë hakmarrje për opozitarizmin më të fuqishëm që ishte parë ndonjëherë në Kosovë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test