Haxhiu: PDK dhe LDK tentonin ta shpallnin Vetëvendosjen organizatë terroriste

Aktuale

Haxhiu: PDK dhe LDK tentonin ta shpallnin Vetëvendosjen organizatë terroriste

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:53
Albulena Haxhiu

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debati i kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, rreth dënimit të katër aktivistëve, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha për sulmin ndaj Kuvendit të Kosoëvs më 4 gusht të vitit 2016

Me këtë rast, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, e ish kryeministrin Isa Mustafa për montim të këtij rasti. Madje, deputetja Haxhiu, e ka quajtur të turpshme mos qëndrimin e deputetëve që nuk qëndrojnë në sallë kur po diksutohet për dënimin e 4 qytetarëve, që sipas saj, janë dënuar pas asnjë fakt e asnjë provë.

Haxhiu: Thaçi, Veseli e Mustafa përgjegjës për dënimin e aktivistëve të VV

 “Gushti i vitit 2016, përgjihësit ato muaj ishin tejet të veshtira për qeverisjen e kaluar të Isa Mustafës, e po ashtu për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Mendoj që arsyeja kryesore pse grupi parlamentar i LDK-së, po ashtu edhe pjesa dërrmuese e PDK-së, sot nuk janë këtu, e edhe pjesa dërrmuese e PDK-së pikërisht për shkak të përgjegjësisë që ka Isa Musafa në montimin e këtij rasti. Isa Mustafa, Kadri Veseli e Hashim Thaci. Kjo treshe ishin përgjegjës për nënshkrimin e mbrojtjen që i bënin dy projekteve të dëmshme dhe aso kohe të kapluar nga të këqijat kishin humbur betejën edhe me qytetarët e Kosovës por kishin humbur argumentet edhe përballë opozitës kësisoj filluan egërsisht përmes një lufte speciale ti kundërviheshin VV-së. Nuk është më sekret, nga dëshprimi dhe humbja e pashpresë, nisën tentimet për të shpallur Vetëvendosjen organizatë terroriste”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka vlerësuar se Kuvendi nuk është arenë e zgjidhjes së problemeve të atyre që bien ndesh me ligjin.

Debati i VV-së për të diskutuar rreth dënimit të aktivistëve të saj, sipsa deputetit Beqa, janë keqpërdorim i të drejtës së tyre procedurale për të thirrur seanca të tilla.

Beqa: VV po tenton të krijojë huti

“Përmes kësaj synohet për të manipuluar me rastin dhe të godasin politikisht drejtësinë aty ku nuk u pëlqen, e ta lavdërojnë profesionalisht aty ku iu pëlqen. Duhet të dimë se sistemi i drejtësisë është i shkallëzuar dhe për këtë rast për të cilin sot po diskutojmë akoma nuk kemi vendim përfundimtar. Ky lloj i politikbërjes synon t’i godas të arriturat edhe ashtu jo të mjaftueshme në sistemin e drejësisë në vendin tonë. Ky debat tenton të krijoj huti dhe mosbesim në drejtësi tek opinioni publik që pastaj t’iu japin të drejt veprimeve të tyre të mundshme që mund të bien ndesh me ligjin në të ardhmen”, theksoi Beqa.

Ndaj fjalës së deputetit Beqa reagoi deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi: Beqa i ka vizituar aktivistët dhe u ka dëshiruar lirim

“Sa hipokrizi është kur prapa kamerave flasim tjetër cka e ktu pretendojmë me mbrojte dicka që nuk është e vërteta. Me 15 dhjetor 2017 Hajdar Beqa ka shku në burgun e dubravës, i ka vizitu aktivistët tonë dhe ju ka uru lirim, duke e konfirmu që është I vetëdijshëm, sic jemi të gjithë ne se ata jaën të pafajshëm dhe po mbahen aty padrejtësisht. Prandaj me shku në burg të dubravës, me i taku, me ju thanë këto fjalë edhe em ardhë këtu në parlament e me thanë krejt të kundërtën shumë e pandershme, hipokrizi e e padrejtë ndaj tyre dhe qytetarëve’, u shpreh Kadaj-Bujupi.

 Por, sërish replikoi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Beqa: I kam vizituar aktivistët në burg, u kam thënë ishalla s’keni faj

 “Është e vërtetë se në emër të Komisionit kam shkuar dhe i kam vizituar edhe aktivistët e VV-ë dhe shumë njerëz që janë në burg. Me ka ardhur keq për atë djem që janë në burg atje dhe kam thënë ishalla nuk keni faj, ata e dinë me së miri çka kam thënë. Më ka ardhur keq për çdo të burgosur, sepse kam shkuar dhe i kam vizituar njerëzit e UÇK-së, kam thënë ishalla jeni të pafajshëm ju edini, drejtësia duhet të dal në shesh dhe e thotë fjalën përfundimtare. Ne nuk jemi ata të cilët duhet të interferojmë në vendime të drejtësisë. Nuk jam pishman që kam shkuar dhe i kam parë, do të shkoja  përsëri”, u shpreh Beqa.

Haliti-deputetëve: Mos e teproni

 Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti, ka kërkuar nga deputetët që mos ta teprojnë me fyerje të institucioneve të drejtësisë.

Haliti: Po e teproni me akuza pa argumente

 “Po me duket po e teprojmë pak, institucionet kushtetuese të kosovës janë të përcajktuara, rregullat janë, nuk është mirë të flitet pa ushall dhe t’i fyej të gjitha institucionet e drejtësisë. Tash po u dashka t’i fyej secili që flet këtu pa argumente. E kemi një rast, ndoshta nuk është dashur të diskutohet këtu, është dsahur të kihet besimi në drejtësi. Por, mos e teproni në formën që e dëgjova tani, sepse nuk është krejt zi besoj”, tha Haliti. Reagimi i Halitit, erdhi pas fjalës së deputetit Milaim Zeka, i cili akuzoi rëndë sistemin e drejtësisë, duke e quajtur edhe sistem terrorist.

Debati për këtë pikë po vazhdon ende nga një numër i vogël deputetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat