Ilir Deda: Pritet që të gjithë ta votojnë demarkacionin - Bota Sot
Ilir Deda: Pritet që të gjithë ta votojnë demarkacionin

Aktuale

E diel, 19 gusht 2018

Ilir Deda: Pritet që të gjithë ta votojnë demarkacionin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 00:46
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se pas një takimi që ka pasur me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj është optimist se Kuvendi më në fund do të kalojë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Deda ka thënë se ka marrë informata nga Limaj lidhur me një iniciativë që të arrihet një marrëveshje garantuese me Malin e Zi, që nëse gjinden gabimet mund të ketë rinegocim.

“Zyrtarisht me kërkesë të zv.kryeministrit Fatmir Limaj jemi takuar sot më herët. Më ka informuar për iniciativën e tij për biseda në Mal të Zi dhe jam që t’i japim hapësirë. Më tregoi që Mali i Zi është i gatshëm që të ndihmojë Kosovën që ta kalojë demarkacionin. Nëse shkon siç jemi informuar, ma merr mendja se i gjithë Kuvendi do të votojë marrëveshjen e demarkacionit. Ne nuk guxojmë ta rrëzojmë demarkacionin në Kuvend. Ideja është të miratohet me garanci. Ka shumë mundësi si dy qeveri mund të marrin garancinë, zotimin, përkushtimin apo çka do që është vetëm le të na çojë tutje”, ka thënë Deda në Interaktiv.

Deda ka thënë se nëse Kosova dëshiron që në dhjetor të ketë liberalizim të vizave kjo duhet të përfundojë në muajin shkurt. Sipas tij, në të kundërtën liberalizimi nuk bëhet as më 2019.

Ai ka folur edhe për negociatat me Serbinë ku ka ftuar që të arrihet konsensus politik në vend.

“Për me qenë seriozë dhe që Kosova të përfitojë ulëse në OKB dhe të përfundojë problemet me Serbinë është të kemi konsensus. Konsensusi është që të caktohet një strategji, një ekip negociues, cilat janë temat tona jetike, cilat nuk janë e të tjera. Paralelisht kur të ndodhin arrestimet nga Specialja duhet të jemi të dinjitetshëm që të jemi moralisht superior në tavolinë me Serbinë dhe jo të ndihemi keq në atë tavolinë. Ne kemi superioritet moral kur kërkohet hapja e varrezave masive në Serbi, kur kërkojmë kthimin e pensioneve ë qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Deda.

Sa i përket Gjykatës Speciale, Deda thotë se akoma nuk është bindur që krerët e partive në koalicion janë tërhequr nga tentativa për shfuqizim.

“Kush po thotë që janë tërhequr. Që t’u besojmë deklaratave të tilla duhet partitë e tyre të marrin vendim publik që partitë po tërhiqen nga ajo kërkesë. Kërkesa është ende në qeveri dhe qeveria duhet që deri më 20 shkurt të japë mendim. Nëse këta tërhiqen, iniciativa nuk vlen më”, ka thënë ai.

Deda ka thënë se izolimi me viza është ndër sanksionet e fundit që SHBA-ja mund t’u bëjë liderëve kosovarë. Ai ka thënë se duhet të përcillen se me kë do të takohen krerët kosovarë gjatë qëndrimit të tyre në SHBA për “Lutjet e Mëngjesit”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test