Ish-presidenti Sejdiu: Po të kryheshin punët me kohë, nuk do të krijohej Gjykata Speciale - Bota Sot
Ish-presidenti Sejdiu: Po të kryheshin punët me kohë, nuk do të krijohej Gjykata Speciale

Aktuale

E shtunë, 18 gusht 2018

Ish-presidenti Sejdiu: Po të kryheshin punët me kohë, nuk do të krijohej Gjykata Speciale

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:34
Fatmir Sejdiu

Ish- Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu ka folur për tri çështjet më të komentuara në skenën politikë në Kosovë, gjatë një ligjërate në një nga kolegjet.

Ai tha për çështjen e demarkacionit se ekipi i Kosovës ishte dashur që të tërheqë vërejtjen që në fillim kur është hartuar drafti për demarkacion.

“Te çështja e demarkacionit, duhet te respektohen parimet e të drejtës ndërkombëtare por drafti i është dhënë palës tjetër. Dhe borxhi i ekipit i të Kosovës ishte të tërhiqet vërejtja në fillim” ka thënë ish Presidenti Sejdiu.

Kurse sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale, Sejdiu tha se po të kryheshin punët në fushën e sundimit të ligjit në herët në Kosovë nuk do të shtrohej çështja e Gjykatës Speciale.

“Dhe së fundi Gjykata Speciale, po të kryente Kosova punët e veta më herë në fushën e sundimit të ligjit nuk do të shtrohet kështu çështja e Gjykatës Speciale. Përgjithësi e veçantë është se tash janë bërë investime është pranu dhe dizajnu nga Kosova, dhe tash këto kushtojnë në ecjen tonë të më tejshme” tha Sejidu.

Ndryshe, ish Presidenti Sejdiu tha se Kosova e ka për borxh që të formoj  Asociacionit e Komunave me shumicë serbe por jo edhe ta lejoj që të dëmtoj shtetin e Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test