"Profilizimi i partive politike po zhveshë demagogjinë bajate të PDK-së dhe AAK-së" - Bota Sot
"Profilizimi i partive politike po zhveshë demagogjinë bajate të PDK-së dhe AAK-së"

Aktuale

E diel, 19 gusht 2018

"Profilizimi i partive politike po zhveshë demagogjinë bajate të PDK-së dhe AAK-së"

H.Orana Nga H.Orana Më 9 shkurt 2018 Në ora: 20:49
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Partitë politike në Kosovë aktualisht janë në një krizë të thellë, disa kanë arritur të ndahen,e  të tjerat janë në prag të ndarjes. Kjo krizë e partive ka ardhur pikërisht në kohën kur Kosova pret të përballet me çështje të rëndësishme si demarkacioni, ushtria e liberalizimi i vizave.

Image
Idriz Zeqiraj

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Idriz Zeqiraj thotë se udhëheqja demokratike e partive politike, nënkupton debatin e lirë dhe vendimmarrjen kolegjiale. Përndryshe, nëse kryetari i partisë, jo me Kryesinë, por me rrethin vicioz, klanin e tij, emëron vetën, Kryesinë, Këshillin e Përgjithshëm, kandidatët pë kryetar komune, për deputet, ministrat, zëvendësministrat, drejtorët e drejtorive dhe gjithëçka tjetër brenda partisë dhe qeverisë, nëse është pjesë e saj, ai është supër-mbret, bënë marrëzira dhe shkakton krizën politike në parti.

“Shumësia e partive, më sakt, e partizave politike, dëmton jetën politike në Kosovë, sepse ato po u shërbejnë, si bishtra, partive blerëse të votave, për të marrë pushtetin. Po kënaqen me dhurimin e ndonjë posti, pa u merakosur për qeverisjen kriminale të partisë amë. Profilizimi i partive politike, xhveshë demagogjinë bajate të PDK-së dhe AAK-së, që proklamohen si të djathta, por, në fakt, janë ekstremisht të majta. Edhe Vetëvendosja aktuale, i kalon caqet e majtizmit social-demokrat dhe rrëshqet në llumin ideologjik, komunist, tipik enverist. Me mendësi të tilla, anakronike për kohën, vështirë të ecët para, të tejkalohen krizat politike edhe brenda –partiake”, thekson publicisti Zeqiraj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test