Reagon këshilltari i Haradinajt: S’ka as ndarje e as shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë - Bota Sot
Reagon këshilltari i Haradinajt: S’ka as ndarje e as shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

E mërkurë, 15 gusht 2018

Reagon këshilltari i Haradinajt: S’ka as ndarje e as shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:57
Burim Ramadani, Ramush Haradinaj

Burim Ramadani, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zëvendësministër i FSK-së, ka reaguar pas lajmit se krerët e shtetit janë të gatshëm për ndarje territoriale ose shkëmbin territoresh me Serbinë.

Sipas Ramadanit, Ramush Haradinaj, si kryeministër e si qytetar i Kosovës, kurrë nuk hyn në lojëra dhe agjenda të vjetra të Serbisë për “ndarje territoriale”, “shkëmbime territoresh” e të tilla.

“I ka luftuar ato, në kuptimin e plotë. Kosova është shtet. Ekziston. Nuk ka modalitete që mund t’i marrin qoftë edhe një centimetër katror nga territori i saj”, ka shkruar Ramadani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test