Balli Kombëtar Demokrat bën homazhe te varri i Mon Balajt

Aktuale

Balli Kombëtar Demokrat bën homazhe te varri i Mon Balajt

Nga: D.RR Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:38
Balli Kombëtar Demokrat bën homazhe te varri i Mon Balajt

Delegacioni i Ballit Kombëtar Demokrat nga dega e Podujevës, kanë bërë sot homazhe tek varri i Mon Balajt, aktivistit që u vra së bashku me Arben Xheladinin, në protestat e Vetëvendosjes në vitin 2007.

Kryetari i degës së Podujevës të BKD-së, Shaip Jusufi, së bashku me asamblistin e kësaj partie në Podujevë dhe anëtarë të tjerë të Ballit Kombëtar, vunë kurora lulesh në përkujtim të Balajt.

Kryetari i kësaj partie, Gazmend Islami, thotë se vdekja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit është një fatkeqësi e madhe për Kosovës sepse rinia janë ata që e frymzojnë vendin, dhe shpreson se këta të dy do të jenë të fundit që vriten në këtë mënyrë.

Postimi i plotë i Islamit:

Sot Balli Kombëtar Demokrat, dega Podujevë, në 11-vjetorin e vdekjes së Mon Balajt, bëri homazhe  tek varri i tij, një i riu që vdiq në demonstratën e 10 shkurtit që kundërshtonte negociatat me Serbinë dhe pakon e Ahtisarit, dy të këqia këto që edhe sot vazhdojnë t’i bëhën pengesë lirisë sonë. Vdekja e Mon Balajt dhe e Arben Xheladinit  është një fatkeqësi e madhe për Kosovën, sepse rinia është frymëzim i këtij vendi, një gjallërim ashtu si lulet kur qelin në pranverë dhe shpresoj që ky të jetë rasti i fundit që të rinjët vriten në këtë mënyrë. Këta të dy gjithmonë do të mbesin dëshmorë të vendit, pasi çdo minutë që kalon, e bënë më të madhe sakrificën e këtyre dy djelmoshave.

Lavdi.   

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat