Detaje të reja lidhur me Policët e arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Detaje të reja lidhur me Policët e arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 10:35
Vrasja e Ivanoviqit

Dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, u është caktuar paraburgimi, lidhur me hetimet për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Prokurori në pjesën veriore të Mitrovicë, Shyqri Syla, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ata janë paraburgosur të dyshuar se kanë kryer vepër penale “të manipulimit me prova në rastin Oliver Ivanoviq”.

Këta policë, që janë paraburgosur dje, janë të punësuar në stacionin policor të pjesës veriore të Mitrovicës.

Sipas fjalëve të prokurorit Syla, është kryer edhe bastisja e shtëpive të tyre dhe te njëri është gjetur revolja e tipit TT me dy karikatorë me nga 9 plumba, të cilën e ka mbajtur pa leje. Kjo revole është konfiskuar nga ana e policisë.

Lideri politik serb nga pjesa veriore e Kosovës, Oliver Ivanoviq, është vrarë më 16 janar të këtij viti para selisë së Iniciativës qytetare, Liria, Demokracia dhe Drejtësia, kryetar i së cilës ishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat