Deda: Na duhet bashkim politik, që dhjetëvjetëshi i ardhshëm të mos jetë si i kaluari

Aktuale

Deda: Na duhet bashkim politik, që dhjetëvjetëshi i ardhshëm të mos jetë si i kaluari

Nga: G.B Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:16
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se Kosova gjendet në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë, ku hajnia do të thotë ‘forcë’, guximi shihet si budallallëk e matrapazllëku shihet si vlerë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duhet një bashkim politik, që të mos ketë një dhjetëvjetësh të ardhshëm si i kaluari.

Postimi i plotë:

Në prag të 10 vjetorit të shtetësisë - ku turbo-patriotizmi folklorik, deklarativ e totemik shëndrrohet në qëndrim patriotik politik. Ku hajnia do të thotë “forcë”, ku guximi shihet si budallallëk, e ku matrapazllëku shihet si vlerë. Në prag të këtij 10 vjetori na duhet përbashkim politik e shoqëror i tillë që na garanton që 10 vjetshi i ardhshëm të mos jetë si ky i kaluari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat