Veseli ngatërron emrin dhe mbiemrin e presidentit slloven

Aktuale

Veseli ngatërron emrin dhe mbiemrin e presidentit slloven

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 11:57
Borut Pahor

Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli, në seancën solemne të mbajtur sot për nder të vizitës së presidentit slloven, Borut Pahor, ka ngatërruar emrin dhe mbiemrin e tij.

Në fund të fjalimit i pari i kuvendit falënderoi, presidentin por nuk e tha saktë emrin e mbiemrin tij.

“Me këtë, të nderuar kolegë e përfundojmë edhe këtë seancë nderimi për presidentin e Republikës Sllovene, Boris Power, faleminderit shumë”, ka thënë Veseli.

Emri i saktë i presidentit slloven është Borut Pahor.

Para fillimi të seancës Veseli ka pasur një takim me presidentin slloven, ku nuk ka pasur prononcim për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat