Ambasada e Amerikës kujton ndryshimin e misionit të ShBA-së pas shpalljes së Kosovë shtet

Aktuale

Ambasada e Amerikës kujton ndryshimin e misionit të ShBA-së pas shpalljes së Kosovë shtet

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:55
Ambasada e Amerikës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar ndryshimin e statusit të misionit të tyre e cila ndodhi pas shpalljes së Kosovës shtet.

Nga 8 prilli i vitit 2008. ambasada ka publikuar në faqen e saj disa fotografi të kësaj dite.

“Më 8 prill 2008, statusi i misionit të SHBA-së në Prishtinë, Kosovë ndryshoi nga Zyra e SHBA-ve në Ambasadën e SHBA-ve. Ndryshimi i statusit rezultoi nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës më 18 shkurt 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Shikoni disa foto nga kjo ditë historike për Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë!”, thuhet në komentin e ambasadës përbri fotove të bashkangjitura.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat