Diplomati Lauka: Do ta humbin këtë betejë edhe Ramush Haradinaj me Halil Matoshin

Aktuale

Diplomati Lauka: Do ta humbin këtë betejë edhe Ramush Haradinaj me Halil Matoshin

Nga: I.J. Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:52
Islam Lauka

Islam Lauka, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kosovë në lidhje me largimin e flamurit Kombëtar.

Lauka u ka dhënë një mesazh Haradinajt dhe Matoshit duke u thënë se “Betejën me flamurin kuqezi e kanë humbur shtete e perandori, në historinë e largët, por edhe në atë më të renë” duke shtuar më tej se do ta humbin këtë betejë edhe Ramush Haradinaj me Halil Matoshin.

Ja reagimi i plotë i diplomatit shumëvjeçar Islam Lauka

Kam menduar që Ramush Haradinaj e ka afruar pranë vetes “babain” e kombit kosovar, Halil Matoshin, per t’i dhënë mend, pas lajthitjeve ideore, pa mbarim, të këtij të fundit, por duket se ka ndodhur e kundërta: Halili i ka dhënë mend Ramushit dhe me ato mend, në terr, Kryeministri iu turr flamurit kombëtar te sheshi “Idriz Seferi”, me polici e forca speciale, për të ngritur në vend të tij, flamurin shtetëror të Kosovës.

E vërteta është se pa flamurin kombëtar nuk do të kishte as flamur Kosovar. Flamuri kuqezi nuk e përjashton simbolin shtetëror të Kosovës dhe, në këtë logjikë, të dy flamujt mund dhe duhet të qëndrojnë krah për krah njëri tjetrit. Sheshi “Idriz Seferi” del e tepron për vendosjen e dy flamujve – kombëtar dhe shtetëror, pa qenë nevoja për të shpikur beteja artificiale flamujsh.

Betejën me flamurin kuqezi e kanë humbur shtete e perandori, në historinë e largët, por edhe në atë më të renë. Do ta humbin këtë betejë edhe Ramush Haradinaj me Halil Matoshin.

Gëzuar 10 vjetorin e pavarësisë, Kosovë, me flamurin kombëtar dhe atë shtetëror!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat