Bugajski: Rusia nuk e do pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Bugajski: Rusia nuk e do pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 10:38
Janusz Bugajski

Analisti  i njohur amerikan, Janusz Bugajski ka thënë se Rusia nuk e dëshiron pajtimin në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Shërbimet ruse janë veçanërisht aktive në pjesët ku ka mungesë kontrolli të qeverisë, ku mungon autoriteti shtetëror, ku ka më pak rregull dhe ligj, ku ka tensione etnike, ku ka dallime sociale e ekonomike dhe tensionime dhe ku ka organizata kriminale. Shërbimet ruse veprojnë nëpërmjet organizatave kriminale ruse dhe atyre ndërkombëtare. Kjo tregon se mund të ketë dorë ruse aty. Sepse Rusia nuk e dëshiron pajtimin në mes të Serbisë dhe Kosovës”.

Ai në një intervistë për RTK -në ka folur për rrethanat aktuale politike në vend, dhe për çështje të tjera në prag të përvejtorit të pavarësisë së vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat