Murati pas marrëveshjes: Askush nuk mund të krenohet për asgjë për Demarkacionin

Aktuale

Murati pas marrëveshjes: Askush nuk mund të krenohet për asgjë për Demarkacionin

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:25
Ilustrim

Pas marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, hulumtuesi i lartë në KDI, Artan Murati, ka thënë se është pozitive dhe duket se do të përfundojë saga e demarkacionit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se askush nuk mund të krenohet për asgjë sa i përket demarkacionit, përcjell Bota sot.

“Harrojeni qe dikush mund te fitoj poena politik nga bllokadat. Ne fund te fundit, po ratifikohet marrëveshja e njëjte. Edhe mundësitë për përmirësim të gabimeve eventuale kanë qenë të parapara edhe me marrëveshjen origjinale të 2015-tës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Pozitive eshte qe si duket perfundimisht po perfundon saga e demarkacionit. Efektet e bllokades tri vjecare mund ti diskutojme me pas, pasi qe njehere te ratifikohet. Mirepo, dijeni vec nje gje, absolutisht askush nuk mund te krenohet per asgje sa i perket demarkacionit. Komplet skena politike kosovare eshte fajtore per tri vite te humbura. Harrojeni qe dikush mund te fitoj poena politik nga bllokadat. Ne fund te fundit, po ratifikohet marreveshja e njejte. Edhe mundesite per permiresim te gabimeve eventuale kane qene te parapara edhe me marreveshjen origjinale te 2015-tes. Urime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat