Hoti: Ka shumë dilema në mes koalicionit qeverisës për Demarkacionin

Aktuale

Hoti: Ka shumë dilema në mes koalicionit qeverisës për Demarkacionin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:35
Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se mbledhja e kryesisë së Kuvendit sapo mbaroi, në të cilën nuk kishte kuorum për të përcaktuar seancën e ardhshme, por kryetari sipas të drejtës së tij kushtetuese, vendosi që të dielën të mbahet seanca në ora 18:00.

Këto komente Hoti i bëri pas përfundimit të takimit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku temë e diskutimit ishte, mbajtja e sancës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Duket se ka shumë dilema në mes koalicionit qeverisës, në mes të AAK-së dhe PDK-së, a do të behët kjo pjesë e marrëveshjes, apo do të behët si aneks. Ne do të paraqitemi të dielën në ora 18:00 dhe do ta shqyrtojmë marrëveshjen e vitit 2015”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat