Kjo është deklarata e Ramës ku fajësoi indirekt Haradinajn për demarkacionin!

Aktuale

Kjo është deklarata e Ramës ku fajësoi indirekt Haradinajn për demarkacionin!

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 22:22
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar ashpër skenën politike të Kosovës sa i takon çështjes së demarkacionit, marrëveshje që ishte nënshkruar para tri viteve por që ka mbetur ende pa u ratifikuar nga kuvendi i Kosovës.

Rama ka thënë se problemi i demarkacionit është shpikur nga politikanët në Kosovë, teksa e ka quajtur si padrejtësi të madhe ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Problemi i demarkacionit në Kosovës është i shpikur nga politikanët dhe është një padrejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, prandaj edhe kam reaguar sa herë më është dhënë mundësia”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Rama ka thënë se shpreson që kjo marrëveshje më në fund të ratifikohet nga kuvendi i Kosovës dhe ta përmbyllë këtë çështje.

“Shpresojë shumë që kuvendi ta ratifikoj këtë marrëveshje dhe ta përmbyllë këtë kapitull dhe duhet ta mbyllë sepse duhet të harrohet ky kapitull sepse është pajustifikueshme të bësh një gabim të kësaj natyre”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat