Pacolli udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën Sigurisë në Munih

Aktuale

Pacolli udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën Sigurisë në Munih

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 23:57
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot në orët e vona të pasditës për në Gjermani, ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Në margjina të kësaj Konference të nivelit të lartë botërorë, e cila bashkon vendim-marrësit më të mëdhenj në politikat e sigurisë ndërkombëtare, kreydiplomati kosovar do të ketë takime të shumta me homologut e tij dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë.

Në këtë konferencë, e cila njihet si njëra nga Think Tank-ët më me ndikim në botë marrin pjesë rreth 500 liderë dhe ku diskutohen krizat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat