Përmbyllet projekti i BE-së në mbështetje të Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Përmbyllet projekti i BE-së në mbështetje të Kuvendit të Kosovës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 06:02
Kuvendi i Kosoves

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës organizon ngjarjen përmbyllëse për “Projektin e binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës”. 

Projekti në vlerë prej 1,3 milion euro ka për qëllim përmirësimin e punës dhe kapaciteteve të Kuvendit. 

Ky projekt i financuar nga BE-ja zbatohet nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë.

Të pranishmëve do t’u drejtohen Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Istvan Jakab, Zëvendëskryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe dy drejtuesit e projektit, Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Zoltan Horvath, Drejtues i Ekipit të Asistencës Teknike të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat