Zeka: Hilmi Mehmetin e kanë qitur në kurth

Aktuale

Zeka: Hilmi Mehmetin e kanë qitur në kurth

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:01
Pamje nga mbledhja e Komisionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka raportuar në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri për rrethanat e krijuara në Inspektoratin e Policisë së Kosovës, pas suspendimit të dy zyrtarëve të IPK-së.

Ai pas takimit ka thënë se ka raportuar për gjendjen e krijuar në IPK dhe të gjitha masat janë marrë konform ligjit në të mirë të qytetarëve.

Ministri Sefaj ka pranuar se sot kanë suspenduar edhe dy zyrtarë të IPK-së lidhur me konkursin në Inspektorat.

Deputeti i Nisma, Milaim Zeka, ka thënë se në raportim do të duhej të jetë edhe shefi i IPK-së, i cili aktualisht është i suspenduar.

Ai pretendon se në konkurs ka pasur manipulime dhe qëllimisht nga anëtarë të komisionit përzgjedhës është incizuar kryeshefi i IPK-së, Hilmi Mehmeti dhe “e kanë qitur në kurth”.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se do të ishte mirë që në raportim të ishte edhe shefi i IPK-së, në mënyrë që të dëgjohen të dyja palët, pasi mund të ketë interferime.

Raportimi i ministrit Sefaj në komision me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth tri orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat