Qëndrimi i fundit i Visar Ymerit për marrëveshjen e demarkacionit

Aktuale

Qëndrimi i fundit i Visar Ymerit për marrëveshjen e demarkacionit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:13
Visar Ymeri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, ku po diskutohej Demarkacioni, ka thënë se ai do ta votojë kundër, pavarësisht aneks-marrëveshjes së nënshkruan nga presidentët e të dyja vendeve.

“Kjo marrëveshje në këtë formë nuk duhet t’i shkojë fare në Kuvend, sepse si e tillë po i hedhet hi syve në këtë drejtim”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, “me këtë marrëveshjen e fundit po dëshmohet se Kosova paska humbur territor”, duke shtuar se “po synohet t’i thuhet popullit se kemi gjetur zgjidhje, e që në fakt nuk është zgjidhje”.

“Me këtë marrëveshje është vulosur se Kosova humb territor”, ka shtuar ai.

“Kjo marrëveshje nuk ka kuptim të ratifikohet me këtë pjesën shtesë derisa nuk ratifikohet edhe nga Mali i Zi”, ka thënë tutje Ymeri.

“Jo vetëm që unë dhe ne do të votojmë kundër, por kjo nuk do të duhej fare t’i paraqitet Kuvendit për miratim”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat