Seanca për Demarkacionin nesër në orën 11:00

Aktuale

Seanca për Demarkacionin nesër në orën 11:00

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 17:14
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit ka caktuar që nesër në orën 11:00 të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në projektligjin e dërguar nga Qeveria në Kuvend, figurojnë edhe raporti i komisionit shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi dhe marrëveshja e nënshkruar mes dy presidentëve Hashim Thaçi e Filip Vujanoviq.

Kjo ka ngjallur reagime pasi ka krijuar huti nëse do të votohen në pako dhe nëse do të ketë implikime juridike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se nesër gjërat janë shumë të qarta, pasi votohet kufiri me Malin e Zi, ku përmblidhen të gjitha debatet që kanë qenë substanciale dhe shterpe, dhe në të njëjtën kohë votohet marrëveshja për ratifikimin e marrëveshjes.

Ai është shprehur optimist se do të kryhet ratifikimi i marrëveshjes, sepse askush nuk është mirë t’i mbajë peng qytetarët e Kosovës.

Veseli: Nesër duhet të kalojë demarkacioni

“Nesër politika e Kosovës e ka rastin që të bashkohet pa asnjë dallim. Nesër kemi para vetës një çështje që është shumë me rëndësi, është e rëndësishme për forcimin e sovranitetit tonë, është e rëndësishme për qytetarët tanë, ndërlidhet drejtpërdrejt edhe me lëvizjen e lirë të shumë pritur të qytetarëve tanë drejt BE-së. Unë besoj se nesër do ta ketë parasysh secili deputet këtë çështje, që të veprojë mbi inatin, mbi debatet e së shkuarës apo kalkulimeve që mund të jenë të thjeshta për të ardhmen sektare. Shënimi i kufirit duhet të kalojë, jam shumë i sigurt se do të kalojë në seancën e Kuvendit, pasi besoj në përgjegjësinë e deputetëve”, tha Veseli.  

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka paraqitur qëndrimin unik të LDK-së pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, porse në seancën e nesërme do të kërkojmë sqarime shtesë, sepse është bërë lëmsh Projektligji i dërguar nga Qeveria.

Aneks marrëveshjen dhe raportin e komisionit të udhëhequr nga Bulliqi, Hoti i ka quajtur dokumente për t’ia ruajtur fytyrën kryeministrit.

Hoti: LDK unike e voton demarkacionin

“LDK dhe grupi ynë parlamentar 27 deputetë mbesin unik në qëndrimin që kemi pasur tash e dy vite që kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve për lëvizje të lirë, për të hapur rrugë për perspektivën evropiane të Kosovës. Neve na vjen keq që ende koalicioni nuk i ka 61 vota për të quar përpara këtë marrëveshje. Tanimë seancë është caktuar dhe nuk janë ende unik si koalicion për të quar përpara këtë marrëveshje. Edhe raporti i Shpejtim Bulliqit, edhe deklarata e dy presidentëve janë bërë dokumente për të ruajtur fytyrën e kryeministrit”, u shpreh Hoti.  

Madje, Hoti tha se i vjen mirë që disa parti që janë në koalicion, e që dje kanë qenë në opozitë kanë reflektuar që kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka rikonfirmuar qëndrimin pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, qëndrim ky i ditur tashmë që dy vite.

Krasniqi: PDK, unike pro ratifikimit të demarkacionit

“Ne në mënyrë unanime si PDK do ta votojmë pro projektin që do të vihet në votim. Shpresojmë se qysh nesër në seancën tashmë të përcaktuar do të konsumohet diskutimi dhe pas konsumimit të diskutimit të votohet, shpresojmë nesër apo në momentin që të ketë kuorumin e mjaftueshëm pasi është ligj për kërkon dy të tretat dhe që t’i hapim rrugë procesit tjetër të rëndësishëm liberalizimit të vizave për qytetarët”, tha Krasniqi.

Megjithatë, Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij rreth qëndrimit të LDK-së, meqë deputetët e kësaj partie në Komisionin për Punë të Jashtme nuk kanë votuar fare për projektligjin për ratifikimin e demarkacionit.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi tha se pas krijimit të rrethanave, ku mundësohet korrigjimi i lëshimeve, duhet të votohet në Kuvend.

Isufi: AAK e voton pasi mundësohet korrigjimi

“Ne këtë marrëveshje e votojmë, sepse mundësohet rishikimi dhe korrigjimi i të gjitha gabimeve që janë bërë në të kaluarën. Prandaj edhe angazhimi ynë për tri vite me radhë që të mos kalojë marrëveshja paraprake, është pikërisht arritja e këtij qëllimi”, u shpreh Isufi.

Kundër kësaj marrëveshje do të vazhdojë të jetë Lëvizja Vetëvendosje. Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se janë kundër, meqë të gjeturat e komisionit shtetëror janë të sakta dhe ka treguar shumë qartë se kanë të bëjnë me gabime themelore të ish komisionit të udhëhequr nga Murat Meha.  

Konjufca: Do të bëjmë përpjekje t’i bindim deputetët e LDK-së

“I vetmi fat në krejt këtë fatkeqësi që po i ndodh Kosovës ditëve të fundit është që pjesë integrale e dosjes që do ta shqyrtojmë nesër është edhe raporti i Shpejtim Bulliqit. Unë e mora sot materialit dhe aty pjesë është edhe raporti i komisionit shtetëror. Në atë raport shkruan që mos e miratoni këtë marrëveshje. Nëse deputetët e lexojnë dhe e kanë parasysh nuk do duhej ta ratifikonin marrëveshjen. Është paradoksale se si qeveria i ka sjellë të dyja, sepse janë në kundërshtim të qartë me njëra tjetrën. Natyrisht VV do ta kundërshtojë dhe deputetët e VV-së do të mbajnë fjalime në përpjekje për t’i bindur edhe të tjerët, sidomos deputetët e LDK-së që kanë ndryshuar qëndrimin”, theksoi Konjufca.  

Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është nënshkruar më 26 gusht 2015, por nuk ka arritur të ratifikohet në Kuvend për shkak të kundërshtimit të opozitës së legjislaturës së kaluar, VV, AAK, Nisma.

***

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha se grupi i tyre mbetet unik dhe se kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve.

 Ai tha se atyre iu vjen keq që koalicioni qeverisës ende si ka numrat. Hoti tha se është mirë që një parti që e ka kundërshtuar është mbushur mend. 

Hoti tha se nesër duhet ta votojë marrëveshjen e demarkacionit. 

Hoti tha se edhe raporti i Bulliqit edhe aneks marrëveshja janë bërë për t'ia ruajtur fytyrën e kryeministrit.

***

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se nesër është rasti i bashkimit të politikës së Kosovës për ta votuar projektligjin për Demarkacionin.

Sipas tij ky vendim u hap rrugë Kosovës dhe qytetarëve të saj për lëvizje të lirë.

Shënjimi i kufirit sipas Veselit duhet të ndodhë ndërsa tha se nuk duhet të sajohen gjëra të paqena.

Veseli beson se shumë shpejt do të ketë liberalizohen vizat.

Krasniqi: PDK-ja do ta votojë demarkacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi tha se PDK-ja do ta votojë unanimisht marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Krasniqi shpreson që nesër të ratifikohet demarkacioni dhe t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave. Shqetësuese Krasniqi tha se mbetet qëndrimi i LDK-së ku në Komisionin për Punë të Jashtme përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë votuar.

Konjufca: Marrëveshja për demarkacionin shkel integritetin territorial të vendit

Seanca për votimin e ratifikimit të marrëveshjes së Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të mbahet nesër në orën 11:00.

Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se Kryesia vendosi që propozimi për shqyrtimin e Projektligjit për Demarkacionin të kalojë dhe do të diskutohet nesër në seancën e Kuvendit.

Konjufca tha se Vetëvendosje e kundërshton këtë marrëveshje sepse shkelet integriteti territorial i Kosovës sepse Komisioni shtetëror i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi ka gjetur gabime në raportin e Komisionit të udhëhequr nga Murat Meha.

“Nëse deputetët e kanë parasysh këtë duhet ta rrëzojnë nesër në seancë”, tha Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë.

***

Kryesia e Kuvendit ka vendosur ë seanca për Demarkacionin të mbahet në ora 11:00. 

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka konfirmuar se Kryesia e Kuvendit ka çuar te deputetët projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se kjo seancë do të mbahet me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në seancën e nesërme prej orës 11:00 do të shqyrtohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, bashkë me marrëveshjen e fundit të arritur mes kryetarëve të shteteve, të cilën Konjufca e ka quajtur “bisht”.

Kryesia cakton seancën për Demarkacionin (Drejtpërdrejt)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të caktuar seancën për Demarkacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat