Sllobodan Petroviq nga Lista Serbe ka folur pak para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.
“Nuk e di saktë si do të votoj Lista Serbe, por është në interes të votohet për ratifikimin e marrëveshjes. Është marrëveshje ndërkombëtare dhe është një lloj presioni pozitiv i BE që duhet të respektohet”, ka thënë Petroviq.