Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se gjenocidi në Kosovë është kryer nga ‘UÇK-ja terroriste’, së cilës siç ka thënë ai “i takon Avdullah Hoti me komandantët e tij”.
Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti shkëmbyen akuza ndaj njëri-tjetrit, akuza këto që nisën nga deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se Kosova dhe Shqipëri mund të kenë një president mbarëkombëtar.
“Të gjitha krimet e kryera nga të gjithë komandantët e UÇK-së terroriste, herët a vonë, do të bartin pasojat e gjyqësorit vendor dhe ndërkombëtar”, tha ai, raporton Tanjug.