Haziri: Votone atë far ligji e ta mbyllim problemin e parë

Aktuale

Haziri: Votone atë far ligji e ta mbyllim problemin e parë

Nga: A.M. Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:23
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë thirrje për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e zi.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se  LDK po e ndihmon nxjerrjen e Kosovës nga izolimi, duke mos mbajtur asnjë inat politik.

Postimi i plotë:

Dita e sotme le t’na kthjellon të gjithëve. LDK po e ndihmon nxjerrjen e Kosovës nga izolimi, duke mos mbajtur asnjë inat politik.

Duhet lënë egot dhe mendoni për njerëzit e Kosovës. Votone atë far ligji e ta mbyllim problemin e parë sepse Kosova po pret zgjidhjen edhe të 999 problemeve tjera.

Pa nënshtrim, por të mos marrim pozita dogmate politike. Koha me e lanë egon e nihilizmin te shpija. Sot vyen reflektim dhe racionalitet.

#VizatpërKosovën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat