“Shpërthen” avokati Koci: Prapanica e turli papaki, primitivi e analfabeti, është bërë me funksion

Aktuale

“Shpërthen” avokati Koci: Prapanica e turli papaki, primitivi e analfabeti, është bërë me funksion

Nga: A.ZH Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 21:57
Arianit Koci

Avokati i njohur Arianit Koci, ka kritikuar panikun dhe shqetësimin, të cilin sipas tij, po e krijojnë veturat zyrtare, nëpër kryeqytet.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka treguar një rast të një “vozitjeje të egër” në Prishtinë, derisa ka thënë se as presidenti, as kryeministri e as kryeparlamentari nuk kanë nevojë vazhdimisht të lëvizin me drita rotacion, e me shumë zhurmë.

“Vërtetë nuk po durohet zhurma, tollovia dhe paniku që po e krijojnë këto vetura në Prishtinë”, ka shkruar avokati Koci, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kocit:

Prapanica e turli papaki, primitivi e analfabeti, është bërë me funksion.

Nuk e besoni çfarë panike dhe shqetësimi po e bëjnë veturat zyrtare, me sirena dhe me drita rotacion.

Pak më herët, një Audi me tabela zyrtare, sigurt nuk është vetura e presidentit, kryeministrit apo kryeparlamentarit - se i njoh, me një vozitje të egër, natyrisht me rotacion dhe sirenë, për pak më aksidentoj prej mbrapa. 

Ja ngrita dorën. Xhamat ishin të hijëzuara. Nuk e pashë kush është mbrapa.

U ndal Audi. Shoferi doli prej kerrit me hëz. Asi shoferi që nuk e din a është truproje, bishë apo papak primitiv. 

Kur u afrua te kerri, edhe une dola me hëz.

“Aaaa avokat - ti koke a?”. tha tipi që ishte në gjendje gatishmërie me më sulmu.
“ Boni të fala... (nuk po ja them emrin)” - vazhdoi shoferi.

Pa pikë faji, pata me i hangër do shuplaka të nxehta, po të mos më njihte e po të mos isha ky që jam!

Përndyrshe, as presidenti, as kryeministri e as kryeparlamentari nuk kanë nevojë vazhdimisht me lëviz me drita rotacion, e me shumë zhurmë. Vërtetë nuk po durohet zhurma, tollovia dhe paniku që po e krijojnë këto vetura në Prishtinë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat