Ismet Beqiri flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës - Bota Sot
Ismet Beqiri flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Aktuale

E premte, 22 qershor 2018

Ismet Beqiri flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 23:20
Ismet Beqiri/ Isa Mustafa/ Lutfi Haziri

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri foli për gjendjen e ish- kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës.

Beqiri tha se Mustafa po vazhdon shërimin në Gjermani dhe se është në gjendje shumë më të mirë shëndetësore. Ai tha se shpreson që Mustafa shumë shpejt të kthehet në Kosovë dhe të ushtrojë funksionet që ka.

Ai tha që natyrisht mungesa e kryetarit të partisë i ka pengesat e veta, por sipas tij një parti serioze duhet t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat, duke shtuar se nuk do të ketë ushtrues detyre në vend të Mustafës. Beqiri më tutje tregoi se nuk do të ketë zgjedhje të brendshme të partisë, pasiqë tha se shpresojnë që Mustafa së shpejti do të kthehet.

”Ne funksionojmë sepse konsultohemi dhe normalisht edhe tash konsultohemi me z.Mustafa, sepse ai është me vetëdije të plotë, nuk ka asnjë problem të natyrës që nuk mund të komunikojmë me të”, tha Beqiri, duke shtuar se janë munduar që ta kursejnë dhe t’i kryejnë punët sipas përgjegjësive që ju takojnë.

Ndryshe, ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa më 15 janar udhëtoi drejt Gjermanisë për trajtim të mëtejmë mjekësor. Ai ishte në vetëdije të plotë, ndërsa u njoftua që ekzaminimi jashtë vendit u bë në pajtim me familjen e tij, për të hequr të gjitha dyshimet.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test