Pas arritjes së marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit, ku është pranuar propozimi i LDK-së, ka reaguar edhe deputeti Ilir Deda.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kështu janë sqaruar të gjitha paqartësitë ligjore dhe se deri në fund të vitit do të kemi liberalizimin, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë:
Arrihet pajtimi për ratifikimin e demarkacionit në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, duke u sqaruar të gjitha paqartësitë ligjore. Kam bindje të plotë që më së largu në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza, si të gjithë të tjerët në Evropë.