PDK tregon çfarë roli pati Kadri Veseli për marrëveshjen e Demarkacionit

Aktuale

PDK tregon çfarë roli pati Kadri Veseli për marrëveshjen e Demarkacionit

Nga: A.Zh Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 14:55
Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës, ka përshëndetur arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e  Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

PDK, përmes një komunikate për media, ka falënderuar të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti, përcjell Bota sot.

“PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces. Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK poashtu ka bërë thirrje edhe te subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat