“Në vend të Haradinajt, në Londër shkon Jevtiq”

Aktuale

“Në vend të Haradinajt, në Londër shkon Jevtiq”

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 11:09
Delibor Jevtiq

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Delibor Jevtiq, ka udhëtuar për në Londër, në vend të kryeministrit, Ramush Haradinaj, për të marrë pjesë  nesër në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në Londër Jevtiq do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë qeveritarë nga vendet pjesëmarrëse, organizatorë të samitit dhe përfaqësues të BERZH-it.

Atje do të paraqitet plani dhe rëndësia e investimeve në komunitetet e banuara nga popujt jo-shumicë në Kosovë, me theks të veçantë në projektet e rëndësishme për popullin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat