Paralajmërohet protestë ditën kur pritet votimi i Demarkacionit

Aktuale

Paralajmërohet protestë ditën kur pritet votimi i Demarkacionit

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 15:29
Demarkacioni

Të mërkurën nga ora 10:00 është thirrur një protestë nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione para objektit të Kuvendit të Kosovës për të kërkuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Motoja e kësaj proteste është “MOS NA BLLOKONI”.

iFOK fton të gjithë qytetarët që ndihen të bllokuar dhe të izoluar në mungesë të liberalizimit të vizave të marrin pjesë në protestë.

 “Ftojmë gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë ata që e ndiejnë veten të BLLOKUAR dhe të IZOLUAR që t’na bashkangjiten në protestën para Kuvendit të Kosovës, të mërkurën 28.02.2018 duke filluar nga ora 10:00. Demarkacioni është shumë afër ratifikimit, duke parë se mungojnë rreth 2-3 vota për të arritur numrin e mjaftueshëm. Prandaj ne e shohim si tepër të nevojshme me anë të kësaj proteste t’u japim KURAJO dhe përkrahje morale gjithë atyre deputetëve që duan t’na zhbllokojnë, që duan të votojnë në interes të të gjithë qytetarëve, për çka edhe janë zgjedhur. Jemi të sigurtë se një përkrahje e madhe qytetare, do t’ua heq mëdyshjet gjithë atyre deputetëve që vazhdojnë të kenë ende mëdyshje dhe kanë presion të madh me lloj-lloj etiketimesh, etiketime të cilat kanë filluar të ndodhin edhe ndaj neve, por të cilat nuk mund t’na ndalin”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Gjeni të bashkangjitur ftesën për protestën e së mërkurës, 28.02.2018 para Kuvendit të Kosovës duke filluar në ora 10:00 me moton:

MOS NA BLLOKONI

Me këtë rast kërkojmë përkrahje edhe nga mediat në Kosovë, për ta sensibilizuar opinionin tonë lidhur me rëndësinë që ka kjo protestë dhe zëri ynë qytetar në përkrahje të të gjithë atyre deputetëve që duan t’na zhbllokojnë, që duan t’na hapin rrugën drejt integrimeve euro-atlantike! Në këtë ftesë mund ta shihni hartën e KOSOVËS në KAFAZ, pasi fatkeqësisht jemi të vetmit ne që kemi mbetë të mbyllur në kafaz si minjë të bardhë eksperimental. Njëherit ju njoftojmë se ditëve në vazhdim do të kemi takime me të gjitha Grupet Parlamentare dhe deputetë në Parlamentin e Kosovës, për t’ju shpjeguar arsyen e protestës tonë.

Ftojmë gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë ata që e ndiejnë veten të BLLOKUAR dhe të IZOLUAR që t’na bashkangjiten në protestën para Kuvendit të Kosovës, të mërkurën 28.02.2018 duke filluar nga ora 10:00. Demarkacioni është shumë afër ratifikimit, duke parë se mungojnë rreth 2-3 vota për të arritur numrin e mjaftueshëm. Prandaj ne e shohim si tepër të nevojshme me anë të kësaj proteste t’u japim KURAJO dhe përkrahje morale gjithë atyre deputetëve që duan t’na zhbllokojnë, që duan të votojnë në interes të të gjithë qytetarëve, për çka edhe janë zgjedhur. Jemi të sigurtë se një përkrahje e madhe qytetare, do t’ua heq mëdyshjet gjithë atyre deputetëve që vazhdojnë të kenë ende mëdyshje dhe kanë presion të madh me lloj-lloj etiketimesh, etiketime të cilat kanë filluar të ndodhin edhe ndaj neve, por të cilat nuk mund t’na ndalin!

Qytetarët e kosovës nuk duhet të rrijnë si spektatorë dhe duarkryq, duke e parë të rrënohet ardhmëria e këtij vendi, e veçanërisht e të rinjëve tanë. Nuk duhet të rrijnë si spektatorë duke parë të rrezikohet miqësia jonë jetike me Amerikën dhe BE-në. Pra, të gjithë të mërkurën:

#teKuvendi

#MosNaBllokoni

Me respekt,

iFOK & OJQ tjera

25 shkurt 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat