Anëtarja e VV-së: Marrëveshja për Demarkacionin, kasaphane për faljen e tokave shqiptare

Aktuale

Anëtarja e VV-së: Marrëveshja për Demarkacionin, kasaphane për faljen e tokave shqiptare

Nga: A.Zh Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 15:59
Nazlie Bala

Edhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Nazlie Bala, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin mes partive politike në Kosovë.

Bala, përmes një postimi në Facebook, ka krahasuar marrëveshjes konsensuale mes PDK, LDK, AAK, AKR, NISMA e Alternativa, me konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1212-13. Sipas saj, marrëveshja për Demarkacionin, është kasaphanja e Kuvendit të Kosovës për faljen e tokave.

“Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1912-13, ishte kasaphanja e trojeve shqiptare.

Marrëveshja konsesuale e PDK, LDK, AAK, AKR, NISMA e Alternativa, kasaphanja e radhës në Parlamentin e Republik?s së Kosovës për falje të tokave”, ka shkruar Bala në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat