Arifi jep sqarime për dialogun në Bruksel - Bota Sot
Arifi jep sqarime për dialogun në Bruksel

Aktuale

E shtunë, 23 qershor 2018

Arifi jep sqarime për dialogun në Bruksel

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 14:31
Avni Arifi

Shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, Avni Arifi ka njoftuar se si kanë shkuar bisedimet me përfaqësuesit e shtetit serb në Bruksel, janë pajtuar që komentet t’i bëjë zyra për informim e BE-së.

Arifi nëpërmjet një statusi në facebook ka sqaruar se i përket përbërjes së delegacionit të Kosovës, në këtë delegacion që ai e udhëheq kanë marrë pjesë vetëm edhe tre përfaqësues politik; Ardian Arifaj, Blerand Stavileci dhe Endrit Shala, kurse, të gjithë anëtarët e tjerë të delegacionit janë ekspert të fushave.

Të nderuar miq,

Ne, dje në Bruksel përfunduam bisedimet dy ditore me përfaqësuesit e shtetit serb të ndërmjetësuar nga BE. Se si kanë shkuar bisedimet jemi pajtuar që komentet të i bëj zyra për informim e BE-së. Për hirë t? korrektsisë do t’i përmbahem kësaj marrëveshje dhe kërkoj falje para të gjithë atyre gazetarëve që këto ditë ishin në kërkim të informatave që unë nuk munda të përgjigjem.

E ndjejë për obligim të bëjë një sqarim sa i përket përbërjes së delegacionit të Kosovës. Në këtë delegacion që unë e udhëheq kanë marrë pjesë vetëm edhe tre përfaqësues politik (Ardian Arifaj, Blerand Stavileci dhe Endrit Shala). Të gjithë anëtarët e tjerë të delegacionit janë ekspert të fushave dhe kriteri i vetëm i pjesëmarrjes ka qenë ekspertiza për fushën, pozita funksionale brenda institucionit relevant me marrëveshjen dhe pjesëmarrja e mëparshme në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën. Me këtë rast falenderoj sekretarët e përgjithshëm të MD, MAPH dhe MPB, zyrtarin shtetëror për IBM, zyrtarët e KOST, zyrtarë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarin e ARBK-së, dhe zyrtarë të tjerë që me ekspertizën dhe dedikimin e tyre ndaj procesit bëjnë që ky proces të marrë drejtimin dhe epilogun e duhur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test