Thaçi për vizitën e Juncker: Dëshmia më e mirë e përkushtimit të BE-së ndaj Kosovës

Aktuale

Thaçi për vizitën e Juncker: Dëshmia më e mirë e përkushtimit të BE-së ndaj Kosovës

Nga: G.B Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 18:01
Jean-Claude Juncker dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar vizitën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo vizitë është dëshmia më e mirë e përkushtimit të BE-së ndaj Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kjo vizitë i ka dhënë kuptim të plotë përpjekjeve të qytetarëve për hapa të shpejtë dhe të vendosur në rrugën drejt BE-së.

Postimi i plotë:

Vizita e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e cila është e para e një presidenti evropian në Kosovë, është dëshmia më e mirë e përkushtimit të BE-së ndaj Kosovës dhe shënon një fillim të ri në marrëdhëniet tona.

Kjo vizitë i dha kuptim të plotë dhe mbështetje të palëkundur përpjekjeve tona dhe të qytetarëve tanë për të bërë hapa të shpejt dhe të vendosur në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. HTH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat