Thaçi merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimorë dhe të BE-së

Aktuale

Thaçi merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimorë dhe të BE-së

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 18:23
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Sofje, ku me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Siç njofton Zyra e presidentit, gjatë qëndrimit në Sofje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin Johannes Hahn.

Presidenti, po ashtu do të zhvillojë takime bilaterale me krerë shtetërorë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Në këto takime do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të Strategjisë së BE-së.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka pritur presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin Johannes Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat