Hoti i kundërpërgjigjet akuzave të AAK-së: Marrëveshja është shkruar në zyrën e Haradinajt

Aktuale

Hoti i kundërpërgjigjet akuzave të AAK-së: Marrëveshja është shkruar në zyrën e Haradinajt

Nga: A.M. Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 22:11
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas akuzave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se kjo parti e ka ndryshuar marrëveshjen.

Hoti ka shkruar në Facebook se marrëveshja është shkruar në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Marrevshja sic shihet ne foton ne vijim per nenin 3 te ligjit per demarkacion eshte arritur te enjten mbrema (22 shkurt) me partite e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vertetojne kete te pranishmit ne zyren e kryetarit te Kuvendit. Marreveshja eshte shkruar ne zyren e tij.

Ate nate z.Haradinaj nuk deshironte te komunikonte fare. Te shtunen jemi njoftuar se ai e ka pranuar ate.

Sot ne Kuvend e kam lexuar tekstualisht kete marreveshje dhe eshte aprovuar ne Komisionin per Politike te Jashtme si amandament. Transkripti i Kuvendit e verteton kete. Kjo eshte e verteta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat