Letra e Haradinajt ku paralajmëron liderët: Përpjekjet për demarkacionin mund të kthehen në piken zero

Aktuale

Letra e Haradinajt ku paralajmëron liderët: Përpjekjet për demarkacionin mund të kthehen në piken zero

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 22:35
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar të mërkurën Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka ndryshuar marrëveshjen mes partive për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas AAK’së, LDK ka ndryshuar marrëveshjen në Komisionin për Politikë të Jashtme, më konkretisht renditjen e pikës 2, e cila është “Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi si orientim”.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte paralajmëruar udhëheqësit e partive politike  se “çdo ndryshim potencial i kësaj marrëveshjeje parimore rreth Projektligjit mund t’i kthej në pikën zero tërë proceset dhe përpjekjet”.

Media ka siguruar letrën e Haradinajt, ku ai paralajmëronte liderët kundër ndryshimeve ndaj marrëveshjes, që ai e ka quajtur "përfundimtare".

Lajmi e plotë mund ta lexoni  KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat