Krasniqi: Kuvendi duhet të racionalizojë kohën e vet

Aktuale

Krasniqi: Kuvendi duhet të racionalizojë kohën e vet

Nga: B.S Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:32
Kuvendi

Kuvendi i Kosovës duhet të racionalizojë kohën e vet në mënyrë që të ec përpara më miratimin e ligjeve dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kështu thotë, Albert Krasniqi nga Instituti KDI që monitoron Kuvendin.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Kuvendi është vonë dhe nuk po zë hapin me zhvillimet

- SOT, Kuvendi mbanë debat parlamentar për Raportin 100 ditësh të Qeverisë, si dhe Interpelancë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar – 70 ditë vonesë;
- DJE, nuk u arrit të hedhet në votim Demarkacionin me Malin e Zi – tre vite vonesë;
- PARDJE, në Kryesinë e Kuvendit sërish u bllokua kalimi i Rregullores së Punës së Kuvendit – gjashtë vite vonesë.

Ndërkohë, në komisionet parlamentare janë grumbulluar 52 projektligje të cilat presin shqyrtim, ndërsa Kuvendi deri më tani ka miratuar vetëm shtatë ligje.

Kuvendi duhet të racionalizoji kohën e vet. E këtë më së miri mund ta bëjë duke iu shmangur debateve populiste që të vetmin qëllim kanë protagonizmin individual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat