Deputeti i AAK-së propozon rritjen e pagave, ose zvogëlimin e tyre

Aktuale

Deputeti i AAK-së propozon rritjen e pagave, ose zvogëlimin e tyre

Më: 1 mars 2018 Në ora: 11:56
Blerim Kuçi

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi ka dhënë një propozim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se ose sot duhet të përkrahet rritja e pagave, ose duhet të zvogëlohen pagat e 320 zyrtarëve, deputetëve, anëtarëve të bordeve.

“Ne sot duhet ja ta përkrahim rritjen e pagave, ose të propozojmë t`i zvogëlojmë pagat e 320 zyrtarëve, deputetëve, anëtarë të bordeve, të ndërmarrjeve publike, qendrore, lokale. Kjo do të jetë një bazë për të marrë disa vendime që janë të rëndësishme për shtetin”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat