PDK këtë vit do të ketë zgjedhje të brendshme dhe reforma

Aktuale

PDK këtë vit do të ketë zgjedhje të brendshme dhe reforma

Më: 1 mars 2018 Në ora: 13:48
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj

(E plotësuar) - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar reforma të thella në këtë parti, duke përfshirë nivelin qendror dhe atë lokal.

Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së, tha se Partia Demokratike e Kosovës këtë vit do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme.

Hoxhaj tha se në mbledhje kanë diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend ku sipas tij situata e djeshme e krijuar në Kuvend është shqetësuese për PDK-në.

Hoxhaj: Kemi vendosur që në vitin 2018 t’i mbajmë zgjedhjet në parti

“Së pari si PDK, kemi vendosur që në vitin 2018 t’i mbajmë zgjedhjet në parti dhe kjo konferencë për shtyp e hap procesin zgjedhor në PDK. Një proces që do të fillon gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme dhe i cili do të duhej të përmbyllet në javët, muajit e fundit të vitit 2018. Po ashtu, kemi pasur një debat të gjatë edhe për statutin e partisë, se çfarë duhet të ndryshohet në statut të partisë dhe çfarë këto ndryshime do të duhej të reflektojnë në procesin zgjedhor. Reforma do të jetë e madhe e thellë do të përfshijë të gjitha shtresat në shoqëri dhe PDK do të rikonfirmohet si një forcë e mirëfillta e ndryshimit “, tha Hoxhaj.

Ai ka komentuar situatën e djeshme në Kuvend, që sipas tij është shqetësuese për PDK-në.

Hoxhaj: PDK e shqetësuar seriozisht

“Zoti Veseli ka qenë shumë i vendosur, që ne dje ta zëmë shansin. Që ne dje ta votojmë marrëveshjen dhe kur të ndodhte takimi me  Junker dhe zonjën Mogerini dhe Han, ne t’u themi që ne e kemi plotësuar kushtin e fundit, i cili kush i fundit ka nënkuptua që Kosova duhet ta ketë një marrëveshje obligative ligjore me Malin e Zi, përmes ratifikimit në kuvend qysh është shënjimi i vijës kufitare me malin e zi. Mos përmbushja e kësaj pritje, është diçka që PDK-në e shqetëson seriozisht. Dhe ne ndajmë mllefin që e kanë qytetarët e Kosovës. Dhe politika e Kosovës duhet ta marrë seriozisht këtë reagim m dhe këtë pritje që e kanë qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa tha se nuk duhet të ketë dallim gjuhësore mes subjekteve politike për nenin dy apo tre, por duhet që marrëveshja të votohet, pasi që është koha e fundit, për ta bërë këtë.

Hoxhaj ka thënë se presin që javën e ardhshme të votohet demarkacioni, ndërsa u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të votojnë demarkacionin.

Hoxhaj: Situatat e djeshme, e papranueshme

“Presim që javën e ardhshme të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës ta ratifikojnë këtë marrëveshje dhe t’i japim vendit tonë drejtim dhe orientim sa i takon lëvizjes së lirë të qytetarëve pa viza. Mungesa e vullnetit politik i të gjitha subjekteve politike për ta ratifikuar këtë marrëveshje, për ironi përcillet dhe me një mungesë të një vullnetit politik. BE në dy tre vitet e fundit, nuk ka treguar vullnet politik me mbështet dhe aq shumë Kosovën. Andaj ne ftojmë çdo subjekt politik që të jetë racional”, tha ai.

Ai tha se PDK-ja është shumë e vendosur ta përmbyllë këtë proces.

Hoxhaj: Mund ta humbim afatin e fundit

“Ne mund ta humbim afatin e fundit. Mund ta gjejmë derën e fundit të mbyllur, nëse javën e ardhshme nuk marrim vendim dhe nuk e ratifikojmë këtë marrëveshje në Kuvend të Kosovës. Andaj si parti politike, si partia më e madhe, si pjesë e koalicionit qeverisës, ne sot kemi pasur një debat të thellë për ketë temë. Dhe ju e dini që kur PDK merr vendim, drejtim që ta përmbyll, jemi shumë të vendosur dhe kjo temë duhet të mbyllet javën e ardhshme. Dita e djeshme ka qenë një ditë jo e mirë për Kosovën. Mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës”, tha Hoxhaj.

PDK pas pak jave nis zgjedhjet e brendshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar se brenda javëve do të fillojnë zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovë, ku do të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës.

“PDK pas mbledhjes së mbajtur ka vendosur që në 2018 të mbahen zgjedhjet e brendshme, do të hapen në javën e ardhshme dhe duhej të mbyllën deri në fundin e muajve të vitit 2018”, tha Hoxhaj

Sipas tij, gjatë zgjedhjeve që do të mundohen brenda PDK-së të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës.

Ai tha se në mbledhjen e kryesisë së PDK-së u diskutua edhe çështja e kufirit me Malin e Zi.

“Kjo çështje është zgjatur shumë dhe nuk ka kohë, Kosova më të humbë për ratifikimin e demarkacionit, pasi dje Kosova ka humbur një shans të mirë para zyrtarëve të Bashkimit Evropian, sepse vizita të tilla ndodhin një herë në dekadë. Mos ratifikimi i demarkacionit në mes dy shteteve duhet të jetë shqetësim për të gjitha partitë politike që janë brenda në kuvend, sepse që tri vite është konsumuar kjo temë”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, dje nuk ka pas vullnet politik të partive politike që të votohet demarkacioni.

Hoxhaj: Javën e ardhshme duhet ta mbyllim çështjen e demarkacionit

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, sot është diskutuar për zhvillimet politike në vend, dhe për atë që çfarë ka ndodhur dje në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi të shqetësuar për situatën e djeshme në të cilën ka qenë shteti i Kosovës pasi që nuk ka pasur vullnet politikë nga paritë shqiptare që ta përmbushin një kërkesë bazike për qytetarët e Kosovës e që është lëvizja e lirë.

Ajo se çfarë do të duhej të thuhej për ratifikimin e marrëveshjes është thënë në këto tri vitet e fundit, i dimë të gjitha dhe nuk ka nevojë më Kosova të humb kohë dhe të dëgjojmë narracionet që i dëgjuam”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar se mosvotimi dhe mungesa e vullnetit dje e deputetëve të Kuvendit, dhe vizita e kryetarit të Komisionit Evropian Juncker, si PDK e shohin si një shans të humbur dhe si diçka që PDK-ja nuk pajtohet.

“Presim që javën e ardhshme kjo temë të mbyllet, dhe të gjithë deputetët ta ratifikojnë këtë marrëveshje. E ftojmë çdo subjekt të jetë racional, ti kalojmë dallimet dhe javën e ardhshme ta mbyllim këtë temë”, ka thënë Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat