Qeveria: Ministri i Arsimit nuk shkarkohet

Aktuale

Qeveria: Ministri i Arsimit nuk shkarkohet

Më: 2 mars 2018 Në ora: 10:10
Shyqiri Bytyqi dhe Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media ka sqaruar se ministry i Arsimit, Shyqiri Bytyqi nuk do të shkarkohet.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave  për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe ishte pikërisht ministri Bytyqi që kishte shkarkuar Agjencionin e Akreditimit. 

Ekskluzive: Haradinaj sot e shkarkon ministrin e Arsimit

Përjashtimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, pritet t’i kushtojë me shkarkim nga detyra e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Mediat marrin vesh nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, se kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës pritet ta shkarkojë ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi, i cili vije nga radhët e Nismës Social Demokrate të Kosovës.

Ministri Bytyqi ishte ftuar sot të raportojnë në Komisionin për Arsim, lidhur më përjashtimin e Kosovës nga EQAR, por që nuk kishte shkuar.

“Ministri Bytyqi së bashku me kryeministrin janë duke i bashkërenduar veprimet, dhe po e shqyrtojnë vendimin e EQAR. Si rezultat e kemi të pamundur t’i përgjigjemi ftesës”, thuhet në letrën që e lexoi Ismajl Kurteshi.

Ministri i Bytyqi në fillim të detyrës së tij kishte shkarkuar bordin e Agjencisë së Akreditimit, i cili kishte thënë se këtë vendim e kishte marrë së bashku me kryeministrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat