Thaçi viziton memorialin në Prekaz: Shteti jonë është i ndërtuar dhe bazuar mbi vlerat çlirimtare

Aktuale

Thaçi viziton memorialin në Prekaz: Shteti jonë është i ndërtuar dhe bazuar mbi vlerat çlirimtare

Më: 5 mars 2018 Në ora: 10:21
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Sot kur shënohet dekada e dytë e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, presidenti Hashim Thaçi pasi që ka bërë homazhe tek varrezat në Prekaz, ka thënë se çdo qytetarë duhet të ndihet me besim të plotë dhe optimizëm për të ardhmen e sigurt të shtetit të Kosovës.

Thaçi: Po nderojmë rënien heroike

"Sot jemi këtu për nderime institucionale, shtetërore për të vazhduar me manifestime të tjera. Nderimi për rënien heroike, por në të njëjtën kohë të përkushtimit tonë për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Një shtet modern i orientimit euroatlantik i bazuar dhe i ndërtuar mbi vlerat e luftës çlirimtarë dhe asaj lufte ku u bënë pjesë pothuajse një popullatë e tërë. Prandaj, sot në këtë 20 vjetor të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari duhet të ndihet krenarë  çdo qytetarë për kontributin e vet , duhet të ndihet krenarë për rrugëtimin që e kemi pasur. Por, duhet të ndihet me besim të plotë dhe optimizëm për të ardhmen e sigurt të shtetit tonë", tha presidenti Thaçi.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shteti i Kosovës e ka bazament luftën çlirimtare, derisa ka vizituar varrezat në kompleksin memorial në Prekaz në 20 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe familjes Jashari.

“Jemi këtu për nderime institucionale për të vazhduar me manifestime të tjera për nderimin për rënien historike”, ka thënë Thaçi. “Shteti jonë është i bazuar dhe ndërtuar mbi vlerat çlirimtare, prandaj sot në këtë 20 vjetor të rënies historike të komandantit legjendar Adem Jashari, duhet i gjithë populli të ndjehet krenar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat