Haradinaj: Prekazi, njëzet vjet më parë, u bë ag i lirisë së Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Prekazi, njëzet vjet më parë, u bë ag i lirisë së Kosovës

Nga: D.RR Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:28
Ramush Haradinaj sot në homazhe në Prekaz

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në Prekaz, në shënjimin e 20 vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari.

Haradinaj ka thënë njëzet vjet më parë Prekazi i bë ag e lirisë së Kosovës, ndërsa sakrifica e familjes Jashari do të jetë ndriçim.

“Në shënim të Epopesë së UÇK-së, homazhe në vendin ku u ngrit në piedestalin e amshimit familja heroike Jashari. Prekazi, njëzet vjet më parë, u bë ag i lirisë së Kosovës. Sakrifica kulmore e familjes Jashari do të ndriçojë shekujt tonë. Lavdi të përjetësuarve të kombit”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat