Kryetari i Rumanisë: Duhet të gjendet zgjidhja për Kosovën, sa më parë, më mirë - Bota Sot
Kryetari i Rumanisë: Duhet të gjendet zgjidhja për Kosovën, sa më parë, më mirë

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Kryetari i Rumanisë: Duhet të gjendet zgjidhja për Kosovën, sa më parë, më mirë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:49
Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis ka thënë sot në Bukuresht se zgjidhja e çështjes së Kosovës është me rëndësi jo vetëm për Beogradin e Prishtinën, por për gjithë rajonin duke theksuar se duhet të gjendet kompromisi i drejtë dhe pranueshëm për dy palët.

"Duhet gjetur zgjidhja e pranueshme për palët e interesuara, zgjidhje e drejtë që do të vijë nga brenda dhe që do ta ketë përkrahjen e të gjithë aktorëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp bashkë me kryetarin serbe Aleksandar Vuçiq,transmeton rel në gjuhën serbe.

"Ai problem duhet të zgjidhet, sa më parë, aq më mirë", ka thënë Iohanis duke shtuar se është i gatshëm të në bisedime me të gjithë politikanët e botës lidhur me këtë çështje.
Rumania nuk e ka njohur end pavarësinë e Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test