Ky është ministri më i rregullt në Kuvend

Aktuale

Ky është ministri më i rregullt në Kuvend

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:06
Kuvendi i Kosoves

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po del të jetë një nga ministrat më të rregullt në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e Kuvendit të mbajtur sot ku u diskutua rreth dhunës në familje dhe adresimit të saj, në një moment shihet Reçica i vetmi nga ministrat prezent në Kuvend.

Nuk është hera e parë që kabineti qeveritar mbetet vetëm me Reçicën në ballë të deputetëve, pavarësisht thirrjes së vazhdueshme të kryeministrit Haradinaj që ministrat vazhdimisht duhet të jenë prezent në Kuvend.

Ndryshe, Ministri Reçica gjatë seancën së sotme që përkon me 8 Marsin, ditën e gruas, tha se politika për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të gruas dhe përkushtimi për punësimin e tyre janë objektivat e tij dhe dikasterit që ai drejton.

Ministri gjithashtu përmendi caktimin e pensionit prej 230 euro për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë si përpjekje e Qeverisë që sado pak të rrisë mirëqenien e tyre.

Reçica përmendi hartimin e Ligjit të ri të punës duke thënë se një nga ndryshimet që do të përfshihen në ligj, do të sigurojë trajtim meritor për nënat lehona në Kosovë, madje, për herë të parë, do të ofrohet trajtim meritor edhe i nënave të papunësuara.

“Nataliteti nuk do të jetë më brengë e jonë për mungesë buxheti”, tha Reçica.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat