Policia shpalos detajet, të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve janë nga i njëjti fshat

Aktuale

Policia shpalos detajet, të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve janë nga i njëjti fshat

Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:10
Konferenca e Policisë

Policia në Gjakovë konfirmon se janë arrestuar dy persona në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Plloçicë të Malishevës.

Shefi i sektorit të hetimeve rajonale në Policinë e Gjakovës Bekim Avdiaj tha se pas incidentit njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për këtë rast.

Ai tha se kanë shoqëruar dy persona për intervistim.

Major Bekim Avdiaj, shefi i sektorit rajonal te hetimeve, drejtoria rajonale e PK-së, Gjakovë, në një konferencë për media ka thënë se dy personat e shoqëruar për intervistim, janë nga i njëjti fshat me dy vëllezërit e vrarë.

Ai ka thënë se motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Viktimat janë Shani dhe Bahri Maloku. I pari ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. I ndjeri shërbente në kazermën e FSK-së në Pomozetin, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Njësia MKAB (Njësia për Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike).

Dyshimet janë se vrasësit ishin hajna që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat