Dëshmitari tregon momentin kur u vranë vëllezërit në Malishevë

Aktuale

Dëshmitari tregon momentin kur u vranë vëllezërit në Malishevë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:43
Viktimat bashkë me dëshmitarët tjerë ishin duke luajtur me letra në shtëpinë e vëllezërve të vrarë, kur kishin vërejtur se dy plaçkitës ndodheshin në oborr.

Në vendngjarje ka pasur edhe dëshmitarë të cilët kanë parë nga afër skemën e krimit në fshatin Plloqicë të Malishevës ku u vranë dy vëllezër.

Viktimat bashkë me dëshmitarët tjerë ishin duke luajtur me letra në shtëpinë e vëllezërve të vrarë, kur kishin vërejtur se dy plaçkitës ndodheshin në oborr. Kështu ka rrëfyer ngjarjen një dëshmitar.

Më pas, rrëfen njëri nga dëshmitarët, plaçkitësit kanë drejtuar armët automatike tek njëri prej personave që i ka hetuar ata, mirëpo personi që ka qenë në vend të ngjarjes ka bërtitur.

Më pas, sipas tij, nga vendi ku kanë qenë duke luajtur me letra, kanë dalë të gjithë jashtë për të parë se çka po ndodhë, dhe u janë vënë në ndjekje të hajnave.

Pak metra larg shtëpisë së viktimave, Bahri e Shani Maloku janë qëlluar me nga një plumb të armës automatike.

Dëshmitari ka rrëfyer se në momentin kur janë rrëzuar në tokë viktimat, kanë ndaluar të gjithë për t’iu ofruar ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat