Hidhen dyshime për fotografinë e Hashim Thaçit me Adem Jasharin

Aktuale

Hidhen dyshime për fotografinë e Hashim Thaçit me Adem Jasharin

Nga: A.Zh Më: 10 mars 2018 Në ora: 09:54
Adem Jashari me Hashim Thaçin

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në nderim të 20 vjetorit të rënies së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ka publikuar disa fotografi me këtë të fundit në Facebook.

Fotografitë, siç ka treguar Thaçi janë realizuar në mars të vitit 1993.

“Krenar me Epopenë e UÇK-së! Në fillimet e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, Kadri Veselin dhe Jakup Nurën. Tiranë, mars 1993. HTH”, ka shkruar ai sipër fotografive.

Por kritiku Ramiz Behluli ka hedhur dyshime mbi fotografinë e presidentit me komandantin Adem Jashari.

Ai në një postim në Facebook, ka analizuar këtë fotografi, duke përmendur disa elemente, që nxisin dyshime, nëse fotoja është e vërtetë, përcjell Bota sot.

Më poshtë poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

1.Prerje jo profesionale e fotos 

2.Bërryli i krahut ? (Le ta analizojnë ortopedët se është e mundur të lakohet krahu në këtë formë ovale)siq është në foton 1 )?! 

3.Shikimi i A Jasharit ?! 

4.Sfondi (mbrapa Vetëm ngjyrë e bardhë pa asnjë detajë të vogël) 

5.Cili prej tyre ishte më i gjatë (Afersia e njejtë nga është bërë foto)?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat