Rriten rastet sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve - Gjykatat dorë e butë ndaj sulmuesve

Aktuale

Rriten rastet sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve - Gjykatat dorë e butë ndaj sulmuesve

Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:18
Isuf Zejna nga Demokracia +, ka thënë se rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve ka shënuar rritje në vitet e fundit

Demokraci Plus ka organizuar tryezën e diskutimit për sigurinë e gazetarëve dhe për hapat institucional që po ndërmerren në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave që kërcënojnë apo sulmojnë gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre.

Isuf Zejna nga Demokracia +, ka thënë se rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve ka shënuar rritje në vitet e fundit.

“Kjo paraqet një problem të madhe për gazetarët që të shkruajnë ndaj atyre njerëzve që janë të fuqishëm ose në pushtet. Gjykatat po dëshmojnë se kanë dorë të butë ndaj sulmuesve të gazetarëve. Kemi pasur raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj Vehbi Kajtazit, Mentor Shalës dhe Parim Ollurit. Fatmirësisht nuk ka pasur vdekje të gazetarëve. Ka pasur raste që edhe deputetët kanë bërë presion dhe kërcënim ndaj gazetarëve, siç është rasti i deputetit Milaim Zeka. Përveç  sulmeve dhe kërcënimeve kemi edhe varësi të mediave mbi sektorin privat dhe qeveri, për shkak se çështja e tyre ekonomike ose financiare për çështje marketingu. Etika dhe profesionalizimi i medieve ende duhet të ngritet”, ka thënë Zejna.

Sipas tij shumë institucione nuk ofrojnë qasje në dokumente publike për gazetarë, veçmas Ministria e Infrastrukturës.

 Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri me këtë rast ka thënë se një shoqëri demokratike dallohet për liri të shprehjes.

“Liria e shprehjes zakonisht përshkruhet e  rëndësishme për demokracinë. Liria e shprehjes kontribuon kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Andaj, jam i vetëdijshëm se ende duhet një mbrojtje të gazetarë për liri të shprehjes në Kosovë. Në asnjë rrethanë liria e shprehjes të mos pengohet dhe gazetarët të mos pengohen në punën e tyre”, ka thënë Tahiri.

Parim Olluri drejtor ekzekutiv në Insajder ka thënë se është një fenomen që përballen gazetarët, është gjuha e urrejtjes për mes rrjeteve sociale.

Andaj, Policia e Kosovës në trajtimin e rasteve nuk është shumë e gatshme në reagimin ndaj kërcënuesve të gazetarëve ashtu siç janë reagues të shpejt të kërcënuesve të politikanëve.

“Në raste kur sulmohen gazetarët ose kërcënohet të trajtohen rastet e tyre me shpejtësi sikur që duhet të trajtohen shpejt  edhe  shpifjet e gazetarëve. Kemi rastin e një sulmuesi ndaj Vehbi Kajtazit me vetëm katër muaj. Kjo masë nuk është parandaluese, sepse është masë e butë”, ka thënë Olluri.

Ai ka shtuar se një problem tjetër për gazetarët edhe rasti i deputetit Milaim Zekës duke fyer Insajderin duke quajtur UDB, dhe kjo mendësi në atë foltore të Kuvendit me aq minutazhë të madhe dhe pa ndërhyrje nga kryesuesi Xhavit Haliti, është shqetësuese.

 Besim Kelmendi nga Prokuroria, ka thënë se i vjen shumë keq për çdo rast që i ndodhin gazetarëve, sepse gazetarët shkruajnë për cdo të keqe që i bëhet qytetarëve të Kosovës. “Me media është vështirë me qenë shumë i sinqertë... E kemi parë që duhet të bashkëpunojmë më shumë me gazetër gjithnjë në bazë të rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Është shqetësuese që nga viti 1999 e deri më 2016 ku ka pasur mbi 120 gazetë, prej tyre disa të vrarë dhe të kërcuan e sulmuar. Prokuroria ka ndryshuar rregullat për trajtimin e rasteve në fjalë, ka pasur raste të gazetarëve që kanë qenë dhjetëra herë të kërcënuar dhe asnjë herë nuk është paraqitur, sepse nuk ka pasur besim në institucionet relevante. Për këtë arsye po kërkojmë të bëjmë një polici gjyqësore e pavarur plotësisht nga politika. Dënimet, vërtetë ne kemi shpreh shqetësimet për dënimet, por ne nuk kemi drejtë të komentojmë mbi vendimet gjyqësore. Duhet të ndryshoj qasja sa i përket politikës ndëshkuese”, ka thënë Kelmendi.

Ai mendon se Prokuroria dhe gazetarët janë në rrugë të mirë për trajtimin e çështjeve të sulmeve dhe kërcënimeve, edhe pse tha që nuk ka një shkop magjik për trajtimin e çdo rasti.

Deri tani shumë gazetarë, sipas tij, nuk janë interesuar të merren as me rastet e tyre që kanë qenë të sulmuar pse të kërcënuar, që për Kelmendin kjo nuk është e mirë. Kelmendi në fund ka ofruar mbështetje për secilin gazetarë për trajtimin e tyre në prokurori po që se ndjejnë veten të kërcënuar. Sipas hulumtimeve Freedom House,  liria e shtypit ka shënuar rënie në vitet e fundit. Në Kosovë gjatë vitit 2017 janë regjistruar sipas AGK 38 raste të sulmeve dhe kërcënimeve të gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat