Ushtari që kujdeset për varrin e komandantit, ky ishte shoferi i Ahmet Krasniqit në Tiranë, ja pse u vra koloneli - Bota Sot
Ushtari që kujdeset për varrin e komandantit, ky ishte shoferi i Ahmet Krasniqit në Tiranë, ja pse u vra koloneli

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

Ushtari që kujdeset për varrin e komandantit, ky ishte shoferi i Ahmet Krasniqit në Tiranë, ja pse u vra koloneli

Nga: P.R Më: 13 mars 2018 Në ora: 19:51
Valdet Myftar Ziba është ndër ushtarët më të rij të UÇK-së.

Publicisti i njohur Rexhep Shahu, ka shkëputur një pjesë nga libri i tij, “Lufta ime për Kosovën”. Ai në këtë pjesë ka shkruar për Valdet Zibën, për të cilin Shahu thotë se ishte shoferi iu ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit.

“Valdet Ziba, djalë i ri, rreth 18 vjeç, banues në Tiranë, gjimnazist në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, i biri i ushtarakut të lartë të Kosovës, Miftar Ziba, ka qenë shofer i ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqi në Tiranë. Shofer i ministrit për në Tiranë. Ka qenë njeri i besuar i ministrit Ahmet Krasniqi”, ka shkruar Shahu, përcjellë “Bota sot”.

Image
Rexhep Shahu

“Vadet Ziba është ushtari që kujdeset për varrin e komandantit, është ushtari i UÇK-së që edhe 20 vjet pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, vazhdon të kujdeset për varrin e komandantit, për varrin e Ministrit që forcat e errëta të krimit, ata që nuk e donin lirinë e Kosovës, e vranë në Tiranë. E vranë për të na thënë gjithë shqiptarëve dhe aleatëve të shqiptarëve se porositësit dhe vrasësit janë kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës. E vranë shqiptarët, dora e shqiptarëve për ta mbjellë në shekuj urrejtjen e vëllavrasjen mes shqiptarëve. E vranë me duar shqiptarësh, për të na thënë se shqiptarët nuk e duan bashkimin, për të thënë se në Tiranë, në Shqipëri, vritet edhe Ministri i Kosovës…”, shkruan Shahu.

Ky është shkrimi i plotë: 

Valdet Ziba, ushtari që kujdeset për varrin e komandantit

(fragment nga libri im ne proces “Lufta ime për Kosovën”)

Valdet Myftar Ziba është ndër ushtarët më të rij të UÇK-së.

Nuk e kam njohur në kohën e luftës, nuk ia di luftën as heroizmat nuk ia di. Di se ai nuk e ka të mbushur gjoksin me dekorata e lëvdata lavdie, di se nuk jeton në të kaluarën por nuk e harron atë për të mos ia zënë udhët vetes e të ardhes së tij. Është krenar për çfarë ka bërë në ato vite lufte. Nuk flet shumë për veten, por bën shumë edhe 20 vjet pas luftës.

Nuk janë krye krejt punët e Kosovës e për Kosovën, deri kur të qetësohen gjërat, kur të shkojnë njerzit e sendet në vendin e tyre dhe askush të mos ketë frikë prej vetes a prej të tjerëve…

Valdet Ziba, djalë i ri, rreth 18 vjeç, banues në Tiranë, gjimnazist në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, i biri i ushtarakut të lartë të Kosovës, Miftar Ziba, ka qenë shofer i ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqi në Tiranë. Shofer i ministrit për në Tiranë. Ka qenë njeri i besuar i ministrit Ahmet Krasniqi.

Image

Ndoshta nuk do ta mësoja kurrë këtë fakt dhe nuk do të shkruaja asnjë fjalë për Valdet Zibën, por ai me fisnikërinë e tij shkruan përditë e përvit veten e tij.

Ai do të mbetet në histori si ushtari që kujdeset për varrin e komandantit, do të mbetet si ushtari që vazhdon të “luftojë”, si njeri fisnik me të cilin krenohet e duhet të krenohet familja, shoqëria dhe e ardhmja. Rrallë ka përkujdesje të tilla që ushtari të kujdeset për varrin e komandantit.

Vadet Ziba është ushtari që kujdeset për varrin e komandantit, është ushtari i UÇK-së që edhe 20 vjet pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, vazhdon të kujdeset për varrin e komandantit, për varrin e Ministrit që forcat e errëta të krimit, ata që nuk e donin lirinë e Kosovës, e vranë në Tiranë. E vranë për të na thënë gjithë shqiptarëve dhe aleatëve të shqiptarëve se porositësit dhe vrasësit janë kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës. E vranë shqiptarët, dora e shqiptarëve për ta mbjellë në shekuj urrejtjen e vëllavrasjen mes shqiptarëve. E vranë me duar shqiptarësh, për të na thënë se shqiptarët nuk e duan bashkimin, për të thënë se në Tiranë, në Shqipëri, vritet edhe Ministri i Kosovës…

Valdet Ziba vjen nga Suharaka në Tiranë shpesh herë për ta parë varrin e Ministrit Ahmet Krasniqi, për ta pastruar, për tu kujdesur për të, me heqë ferrat, ndonjë letër, ndonjë papastërti.

“Erdha me u përshëndetë me komandantin bre Rexhë”, më tha Valdeti një ditë vere sivjet në një kafe pranë gjimnazit ku ai ka qenë nxënës në Tiranë.

Valdeti nuk pret ditët përkujtimore me ardhë te varri i Ministrit Ahmet Krasniqi, jo, në ato ditë vijnë dhe e duan edhe shumë të tjerë komandantin. Valdeti vjen në ditë të zakonshme si mik që vazhdon ta kujtojë e ta nderojë komandantin e tij, Ministrin e vrarë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test