Sejdiu: Ministrja Hoxha nxiti dhunë në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Sejdiu: Ministrja Hoxha nxiti dhunë në Kuvendin e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 16 mars 2018 Në ora: 20:41
Korab Sejdiu

Deputeti i pavarur Korab Sejdiu, ka kritikuar ministren Dhurata Hoxha për atë që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka hequr dorë nga diskutimi i tij në Kuvend, pasi sipas tij, nuk ia vlente të flitej në situatën, kur ministrja Hoxha, fyente deputetët dhe nxiste dhunë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Sejdiut në Facebook

Familja Dehari, i ndjeri Astriti, dhe qytetarët që mbahen padrejtësisht në paraburgim meritojnë nga ne zgjidhje, e jo gladiatorë parlamentar. Unë sot në fund hoqa dorë nga diskutimi i im sepse në situatën e eskaluar, nuk ia vlente më të flitej – veçanërisht kur një ministre fyen deputetët në shtëpinë e tyre dhe nxitë dhunë.

Çështjen për të cilën planifikova të flisja sot, dhe zgjidhjen që deshta ta propozoj lidhur me keqpërdorimin e masës së paraburgimit do ta trajtoj në një rast tjetër. Ju falenderoj për mirëkuptim!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat